Fillimi i Punimeve për Hartimin e Raportit të Gjendjes Ekzistuese në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”

Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me znj. Merita Agustini Nrecaj, zv. kryesuese dhe me anëtarët e grupit punues të vendimit të nxjerrë nga ministri, z. Hajrulla Çeku, më datë 15.01.2024, për hartimin e detyrës projektuese për projektin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut” në Reçak, Shtime, sot kanë realizuar një vizitë në këtë kompleks, ku kanë filluar punimet nga operatori ekonomik për hartimin e raportit të gjendjes ekzistuese.
Kjo fazë është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit meritor të Kompleksit Memorial, duke siguruar dokumentimin e detajuar të gjendjes aktuale.
Ky projekt, me rëndësi të veçantë kombëtare dhe historike, ka për qëllim të mbrojë, dokumentoj dhe të forcojë kujtesën kolektive për Masakrën e Reçakut, si një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë sonë. Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë angazhimin e tyre maksimal për të garantuar përfundimin e suksesshëm të këtij procesi.
.