Zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit,Metush Krasniqi

Në një ceremoni solemne, u bë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit, Metush Krasniqi. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, i cili bëri homazhe në nder të veprës dhe sakrificës së heroit.
Shtatorja e Metush Krasniqit është realizuar në kuadër të projekteve të AMMKM-së, duke pasqyruar angazhimin e agjencisë për përkujtimin dhe promovimin e figurave të shquara kombëtare.
Ceremonia mblodhi përfaqësues institucionalë, familjarë të heroit dhe qytetarë të shumtë, të cilët nderuan figurën e Metush Krasniqit.