Sot më 13 shtator u shënua 32 vjetori i Betejës së Pollatës ku u bë zbulimi i memorialit në nderim të dy dëshmorëve Skender Monolli dhe Besim Latifi të cilët mbetën të vrarë nga përballja e ashpër e sulmit të ushtrisë serbe.
Në këtë sulm të organizuar detajisht nga ushtria serbe i quajtur “MUNJA”, banorët e fshatit Pollatë rezitstuan fort e që i shkaktuan dëme dhe plagosje ushtarëve serb.
Zbulimi i memorialit i cili u organizua nga Komuna e Podujevës, u bë në praninë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca, Kryetari i Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi, Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, drejtorë komunal, shoqata të luftës dhe familje të dëshmorëve.
Ky projekt u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.