Departamenti për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Kompleseve Memoriale

1. Detyrat dhe përgjegjesitë e Departamentit për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve Memoriale janë:

1.1. Planifikon veprimet brenda zonave për nevojen e hartimit të Planeve Hapësinore dhe Urbane. Bënë hartimin, paraqet nevojën për hartim, pergatit materialin për nevojat e projekteve, dhe bënë pranimin e projekteve nga kompanite që bëjnë hartimin e projekteve. Poashtu, paraqet nevojen për ndryshime dhe dërgon kërkesat·për aprovim te Drejtorii  Agjencisë;

1.2. Menaxhon ekzekutimin e punëve dhe i projekteve në terren, përgatit dokumentet për pagesa dhe harton Raportin e pranimit teknik të punëve;

1.3. Në bashkëpunim me divizionin ligjor përgatit propozim vendimet për shpalljen e zonave me interes duke pas parasysh ngritjen e ndonjë kompleksi memorial. Po ashtu menaxhon me Komplekset memoriale.

1.4. Siguron që projektet të jenë të kompletuara për shfrytëzim adekuat të tyre;

1.5. Menaxhon dhe mirëmban informatat për Departamentin, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron shërbime lidhur me menaxhimin, administrimin, mirëmbajtjen, ruajtjen dhe ngritjen e Komplekseve Memoriale në Kosovë;

1.6. Siguron funksionimin normal të komplekseve memoriale;

1.7. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e punëve dhe përcakton nevojat dhe profilin për punesimin e nëpunësve të Departamentit;

1.8. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në Komplekset Memoriale;

1.9. Mirëmban Komplekset memoriale;

1.10. Menaxhon sistemin e mirëmbajtjes dhe ruajtjes të komplekseve memoriale si dhe lehtëson menaxhimin e tyre duke përdorur metodat stimuluese;

1.11. Ofron të dhënat për hartimin e revistes, broshurave, web-faqes dhe raportit vjetor;

1.12. Ofron shërbime të cilat kanë të bëjne me çështje të sigurise dhe funksionimit të komplekseve memoriale;

1.13. Merret me pergatitjet dhe manifestimet e ndryshme, përgatite ceremonitë festive dhe ato përkujtimore në komplekse memoriale;

1.14. Koordinon punët me përgjegjësite në komplekse memoriale.

2. Drejtori i Departamentit për Planifikim, Porjekte dhe Meaxhim të Komplekseve  memoriale raporton tek Drejtori i Agjencisë

3. Në kuadër të Departamentit për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve memoriale bëjnë pjesë këto Divizione:

3.1. Divizioni për Planifikim dhe Projekte të komplekseve memoriale;

3.2. Divizioni për Menaxhim të komplekseve memoriale.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve Memoriale është njëzet e nëntë (29).