Sot në Kompleksin Memorial në Penuhë u mbajtën homazhe për 112 dëshmorët nga Zona Operative e Llapit ku të pranishëm pranë varrezave të dëshmorëve ishin familjarët të cilët takoheshin me vizitorë të ndryshëm që po ashtu kishin ardhur për t’i nderuar ata.
Njëkohësisht, po në këtë ditë në Kompleksin Memorial në Penuhë u përurua një pjesë e muzeut qe i dedikohet Sektorit të Shërbimeve Shëndetësore të Zonës Operative të Llapit ku u ekspozuan mjetet shëndetsore – salla kirurgjike që ishte përdorur gjatë luftës për dhënien e ndihmës së parë ndaj ushtarëve të UÇK-së por edhe ndaj qytetarëve.
Brenda muzeut kishte edhe fotografi të aktiviteteve gjegjësisht momente gjatë operacioneve gjatë kohës së luftës.