AMMKM-ja nderon z. Arton Qorri për kontributin e tij në projektin në Poklek

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, nderoi me një falënderim të veçantë z. Arton Qorrin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hartimin e projektit për muzealizimin e Shtëpisë Muze “Masakra e Poklekut” në Poklek të Drenasit. Gjatë fjalës së tij, Drejtori vlerësoi lart punën dhe përkushtimin maksimal, si dhe profesionalizmin e lartë të z. Qorri, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tij kanë ndiku ar në suksesin e këtij projekti, i cili ka një rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare.