Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjesitë e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithëshme janë:

1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Agjencisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje admini- strative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative dhe Sistemit Informativ Gjeografik (Gis-it);

1.2. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Agjencisë;

1.3. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Agjencisë;

1.4. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe GIS-it dhe ofron shërbime të TI-së dhe GIS-it;

1.5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Agjencisë;

1.6. Ofron shërbimet në lidhje me informimin publik, hartimin e revistës dhe broshurave, web-faqes dhe raportit vjetor;

1.7. Ofron mbeshtetje ligjore per Agjencine.

2. Drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme raporton tek Drejtori i Agjencisë.

3. Në kuadër të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme bëjnë pjesë këto Divizione:

3.1. Divizioni për Buxhet dhe Financa;

3.2 Divizioni për Teknologji Informative, GIS dhe Shërbime të Logjistikës;

3.3. Divizioni Ligjor.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme është trembëdhjetë (13).

 

Adnan Elshani

Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshëm

Ish Gjykata Themelore Prishtinë

Rr: “Zenel Salihu” Prishtinë

Tel: +381 (0) 38 20010801