1. Detyrat dhe përgjegjesitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;
1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të Agjencisë;
1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimet buxhetore;
1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në pajtim me rregullat dhe procedurat buxhetore;
1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme për aspektin administrativ dhe tek Drejtori i Agjencisë për aspektin operacional
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është pesë (5).