1. Detyrat dhe përgjegjesitë e Departamentit për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve Memoriale janë:
1.1. Planifikon veprimet brenda zonave për nevojen e hartimit të Planeve Hapësinore dhe Urbane. Bënë hartimin, paraqet nevojën për hartim, pergatit materialin për nevojat e projekteve, dhe bënë pranimin e projekteve nga kompanite që bëjnë hartimin e projekteve. Poashtu, paraqet nevojen për ndryshime dhe dërgon kërkesat·për aprovim te Drejtorii Agjencisë;
1.2. Menaxhon ekzekutimin e punëve dhe i projekteve në terren, përgatit dokumentet për pagesa dhe harton Raportin e pranimit teknik të punëve;
1.3. Në bashkëpunim me divizionin ligjor përgatit propozim vendimet për shpalljen e zonave me interes duke pas parasysh ngritjen e ndonjë kompleksi memorial. Po ashtu menaxhon me Komplekset memoriale.
1.4. Siguron që projektet të jenë të kompletuara për shfrytëzim adekuat të tyre;
1.5. Menaxhon dhe mirëmban informatat për Departamentin, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron shërbime lidhur me menaxhimin, administrimin, mirëmbajtjen, ruajtjen dhe ngritjen e Komplekseve Memoriale në Kosovë;
1.6. Siguron funksionimin normal të komplekseve memoriale;
1.7. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e punëve dhe përcakton nevojat dhe profilin për punesimin e nëpunësve të Departamentit;
1.8. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në Komplekset Memoriale;
1.9. Mirëmban Komplekset memoriale;
1.10. Menaxhon sistemin e mirëmbajtjes dhe ruajtjes të komplekseve memoriale si dhe lehtëson menaxhimin e tyre duke përdorur metodat stimuluese;
1.11. Ofron të dhënat për hartimin e revistes, broshurave, web-faqes dhe raportit vjetor;
1.12. Ofron shërbime të cilat kanë të bëjne me çështje të sigurise dhe funksionimit të komplekseve memoriale;
1.13. Merret me pergatitjet dhe manifestimet e ndryshme, përgatite ceremonitë festive dhe ato përkujtimore në komplekse memoriale;
1.14. Koordinon punët me përgjegjësite në komplekse memoriale.
2. Drejtori i Departamentit për Planifikim, Porjekte dhe Meaxhim të Komplekseve memoriale raporton tek Drejtori i Agjencisë
3. Në kuadër të Departamentit për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve memoriale bëjnë pjesë këto Divizione:
3.1. Divizioni për Planifikim dhe Projekte të komplekseve memoriale;
3.2. Divizioni për Menaxhim të komplekseve memoriale.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve Memoriale është njëzet e nëntë (29).