Ndërtimi i memorialeve dhe promovimi i të kaluarës sonë, është qëllimi në të cilin çdo ditë punon e angazhohet Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memorale!
Pikërisht me qëllim të promovomit të së kaluarës sonë dhe në frymën e bashkëpunimit, Drejtori Hakaj priti në takim autorët z. Ibrahim Çitaku dhe z. Ruzhdi Jashari, me të cilët diskutuan gjetjen e një zgjidhjeje ligjore që në Komplekset Memorale të cilat menaxhon AMMKM, të mundësohet shitja e librave për të gjithë blerësit e mundshëm, sidomos për vizitorët ndërkombëtarë të cilët vazhdimisht shprehin interesim për blerje të tilla!