Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj u prit sot në takim nga Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj, me ç’ rast ky i fundit e uroj Drejtorin Hakaj për detyrën e re, duke i ofruar po ashtu mbështetje dhe bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të rritjes së vazhdueshme të transparencës si dhe për parandalimin e korrupsionit.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe për rolin e zyrtarit përgjegjës të angazhuar nga AMMKM me detyrat e deklarimit të pasurisë, parandalimit të konfliktit të interesit dhe mbrojtës së sinjalizuesve.
Drejtori Hakaj, e falënderoi për pritjen dhe në parim u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit në frymën e zbatimit të përcaktimeve ligjore me qëllim të arritjes së objektivave dhe synimeve të të dyja institucioneve.