Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, së bashku me bashkëpunëtorët, pritën në takim profesorin Shkodran Imeraj dhe Kryetarin e fshatit Pastasel, z. Afrim Krasniqi.
Në këtë takim u diskutua për nevojën për të investuar në varrezat e të rënëve në masakrën e fshatit Pastasel të komunës së Rahovecit, në të cilën ranë për lirinë e vendit 106 persona.
Gjatë këtij takimi, autori i librit ”Masakra e Forcave Serbe në Pastasel të Rahovecit” Dr. Shkodran Imeraj,një të tillë ia dhuroi drejtorit të AMMKM, z. Hakaj.
AMMKM u zotua se, sipas planifikimeve dhe mundësive buxhetore, do të trajtojë rastet si masakra e Pastaselit me qëllim të shënjimit të historisë sonë.