Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj në ambientet e AMMKM-së ndan falënderim për z.Kujtim Elezi në shenjë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e lartë të dhënë në formë vullnetare në Komisionin e Ekspertëve të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohje e pranishme së bashku me drejtorin Hakaj ishte edhe zv. Drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore znj. Merita Augustini Nrecaj të cilët shprehen edhe një herë gjithë vlerësimin dhe falënderimin për angazhimin dhe punën e bërë nga ana e z.Elezi.
Profesionalizimi dhe angazhimi i z.Elezi në këtë proces tejet të rëndësishëm për vendin tonë është i pa diskutueshëm dhe i rëndësisë së veçantë me ç’rast drejtori Hakaj shprehi mirënjohje edhe në emër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Çeku.