Në ambientet e AMMKM-së, drejtori Imer Hakaj priti në takim bijën e heroit Gursel Sylejmani, Pranvera Sylejmani.
Gurseli dhe vëllau tij Bajrami janë pjesë e familjes Sylejmani të Sadovinës, familje shumë e njohur për atdhetarizëm të cilët dhanë shumë për lirinë e vendit tonë dhe kontributi i tyre është vlerë e lartë edhe për demokracinë e Republikës së Kosovë.
Ata ishin të pandashëm në kohrat më të vështira të ilegales dhe të luftës së lavdishme të UÇK-së.
Sot këta dy vëllezër dëshmorë qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit edhe në lapidarin që dëshmon lavdinë e tyre, e ngritur në hyrje të fshatit të lindjes, si dhe në kujtesën liridashëse të popullit shqiptar.
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është intitucion që veprimtarinë e saj ia kushton kontributdhënësve të lirisë sonë. Drejtori Hakaj është i nderuar të diskutojë për projektet Agjencisë me artistët e njohur të vendit tonë siç është Pranvera Sylejmani e cila u njoftua për së afërmi me punët, angazhimin dhe kontributin institucional që Agjencia bën.
Pranvera shprehi falënderim dhe mirënjohje për angazhimin e Agjencisë në këtë drejtim dhe po ashtu lartësoi punën e AMMKM-së për heronjët Gursel dhe Bajram Sylejmani.