Drejtori i AMMKM-së Imer Hakaj priti në takim Autorin e Monografisë “Shtëpia me gjak në mure” z. Afrim Hysenaj

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj priti në takim z.Fadil Muqolli familjar i familjes Muqolli dhe autorin e monografisë “Shtëpia me gjak në mure” z. Afrim Hysenaj.
Në këtë takim z. Muqolli dhe z.Hysenaj, shprehën falënderim dhe mirënjohje të lartë për gjithë angazhimin e drejtorit Hakaj dhe AMMKM-së në procesin e finalizimit dhe botimit të kësaj monografie.
Drejtori Hakaj, me kënaqësi pranoi ekzemplarë të kësaj monografie dhe shprehu po ashtu gatishmërinë e AMMKM-së edhe për procesin e promovimit të këtij libri tejet të rëndësishëm për vendin dhe historinë tonë.
Në parim të pranishmit e këtij takimi u dakorduan që në korrik të këtij viti, në Poklek të bëhet promovimi i kësaj monografie, pikërisht në vendin ku ndodhi “Masakra e Poklekut”.