Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj, sot pati kënaqësinë të mirëpres në takim në ambientet e AMMKM-së z. Emin Lati, Kryetar i Degës OVL – UÇK-së, Komuna e Skënderaj dhe z. Xhevdet Mehmeti, Kryetar i Degës së OVL- UÇK- së, Komuna Gjilanë.
Bashkëpunimi me mekanizmat si me shoqatat e dala nga lufta e shenjtë si vlerë për Agjencinë janë të rëndësisë me të veçantë dhe formë e duhur për mbarëvajtje e proceseve të natyrës investive me qëllim të promovimit dhe memorizimit të së kaluarës së lavdishme duke investuar kështu në historinë e re të shtetit tonë.
Z. Lati dhe z.Mehmeti duke falënderuar drejtorin Hakaj për pritjen,shprehen mirënjohje dhe u dakoorduan për vazhdimin e takimeve dhe diskutimeve për fillimin e hartimeve të ideve dhe projekteve të përbashkëta. Prioritetet dhe investimet nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të vazhdojmë ti realizojmë bashkë dhe në bashkëpunim me gjitha palet e përfshira. Po ashtu në diskutim u paraqit nevoja për shumë iniciativa të reja të nevojshme për tu projektuar në kohë dhe realizuar në të ardhmen