Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj, së bashku me stafin e institucionit, sot kanë pritur në takim znj. Lendita Kika, Drejtoreshë e Departamentit për Siguri dhe Cilësi dhe znj.Hysa Matoshi, Drejtoreshë e Departamentit për Administratë dhe Burime Njerëzore nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.
Në këtë takim konsultativ u diskutua mundësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes profesionale në dimesionin e fushave të përbashkëta mes dy institucioneve.
Përfaqësueset e Autoriteti të Aviacionit Civil të Kosovës, duke falënderuar drejtorin Hakaj për pritjen, treguan mirënjohjen për gatshmërinë e AMMKM-së për bashkëpunim të metejmë sidomos në ralizimin e projekteve në terren për të cilat është i domosdoshëm koordinimi mes institucioneve