Sot në ambientet e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj ishte i nderuar të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku.
Fillimisht ministri Çeku shfrytëzoi rastin t’i urojë z. Hakaj punë të mbarë në detyrën e re si Drejtor Ekzekutiv i AMMKM-së.
Gjatë diskutimit lidhur me punën dhe angazhimin e Agjencisë në memorizimin e lavdishëm të së kaluarës sonë historike, ministri Çeku u zotua se do ta mbështes Agjencinë në projektet e radhës dhe ofroi bashkëpunim të plotë në zbatim të misionit dhe objektivave të Agjencisë.
Z. Çeku dhe z. Hakaj u dakorduan që gjatë javës së ardhshme t’i vizitojnë nga afër Komplekset Memoriale dhe të kenë mundësinë t’i përcjellin punimet të cilat po zhvillohen.
Ministri Çeku shprehi dëshirën të takohet edhe me stafin e AMMKM-së ku pati rastin të njoftohej me secilin nga afër.
Në takim me stafin, ministri tha se që kur është krijuar AMMKM, kam parë punën e mirë të Agjencisë dhe kjo është rezultat i vullnetit dhe punës së stafit të Agjencisë.