Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale në kuadër të investimeve kapitale që po realizon këtë vit, ka edhe projektin e rëndësisë së veçantë “Ndërtimi i Obeliskut të Radio Kosovës së Lirë dhe Bunkerin në Kompleksin Memorial – ZIV Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë dhe Divjakë – Malet e Berishës” për të cilin për të cilin projekt drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj diskutoi sot në takimin e mbajtur me profesor Nusret Pllana, zëri identifikues i radios Kosova e Lirë.
Profesor Pllana në takim shprehi falënderimin, mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për realizimin e deritanishëm në terren të projektit, duke lartësuar në përgjithësi angazhimin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale për promovimin dhe shënjimin e historisë sonë përmes memorialeve të tilla.
Drejtori Hakaj, duke shprehur përkushtimin maksimal për realizimin final të këtij projekti u deklarua se do të angazhohet maksimalisht në arritjen edhe të objektivave të tjera të AMMKM-së, duke dëshmuar gatishmërinë për bashkëpunimin të mëtejmë me qëllim të realizimit të projekteve të cilat i shërbejnë të mirës sonë të përbashkët dhe institucionale, promovimit të së kaluarës sonë të lavdishme.