Drejtori i Agjencisë, z. Imer Hakaj, priti në takim pune avokatin z. Hasan Jashari dhe vëllain e heroit Abedin Rexha, z. Brahim Rexha. Si një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedini u shqua për trimërinë dhe guximin e tij të pashoq, duke luftuar pa frikë deri në fund. Për këto cilësi, bashkëluftëtarët e nderuan me emrin “Sandokan.”
Në takim u theksua rëndësia e kujtesës historike dhe nderimi i heronjve si Abedin Rexha për edukimin dhe frymëzimin e brezave të ardhshëm.