Me 5, 6 dhe 7 mars, shënojmë datat e rëndësishme të historisë së UÇK-së, të cilat simbolizojnë kurajon, unitetin dhe flijimin për lirinë e Kosovës.Këto ditë janë një thirrje për të kujtuar dhe për të nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e atdheut.
Si Agjenci për Menaxhimin e Monumenteve dhe Kompleksëve Memoriale, ne jemi të përkushtuar për ruajtjen, menaxhimin dhe ndërtimin e komplekseve që mbajnë gjallë kujtimin e kësaj periudhe të lavdishme.Monumentet dhe komplekset që nderojnë UÇK-në janë jo vetëm dëshmi e një periudhe të luftës për liri, por edhe një thirrje për të mbajtur gjallë kujtimin dhe sakrificat që sollën Pavarësinë e Kosovës.