Marrëveshje në mes të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe Fondacionit Humanitar – Labinot Tahiri.
Drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj priti në takim z. Labinot Tahirin me ç’rast e falënderoi për dhurimin e donacionit me vlerë prej 5000 eurosh nga fondacioni i tij, për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Pra, këto mjete do të shfrytëzohen nga AMKMK-ja për nevojat e këtij kompleksi. Përvec kësaj z. Tahiri shprehi gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe në raste tjera që kanë të bëjnë me dëshmorët e Kosovës.
Përmes këtij donacioni, Fondacioni Humanitar – Labinot Tahiri nderoi historinë heroike të këtij kompleksi.