Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Retijë, me datën 14.07.2021, nga drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës- z.Bislim Zogaj dhe nga kryetari i Komunës së Rahovecit – z.Smajl Latifi, është hedhur gurëthemeli i Memorialit të dëshmorëve dhe martirëve në këtë fshat. Ky projekt është bashkëfinancim nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe nga Komuna e Rahovecit.