Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, Imer Hakaj, së bashku me stafin dhe duke u bazuar në rekomandimet e pranuara nga z. Visar Haxhibeqiri, menaxher i projektit për master planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari, kanë dalë në terren për një inspektim urgjent të gjendjes në Kompleksin Memorial.
Ky inspektim do të jetë i vazhdueshëm dhe ka për qëllim diskutimin dhe vlerësimin e disa çështjeve, duke përfshirë identifikimin e rreziqeve strukturore dhe shqyrtimin e strukturave të pambrojtura brenda kompleksit. Përmes këtij inspektimi, u shqyrtuan mundësitë institucionale për të adresuar këto çështje në përputhje me standardet e vendosura për mirëmbajtjen e këtij kompleksi të rëndësishëm historik dhe kulturor.