Një nga ngjarjet më të dhimbshme të popullit tonë, e cila bëri që të ndërroj qasja e opinionit ndërkombëtar ndaj Kosovës, do të trajtohet nga niveli ndërinstitucional.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Mmemoriale z. Imer Hakaj, priti në takim z. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporitt, z.Qemail Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, znj. Merita Augustini Nrecaj, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në të cilin takim u diskutua nevoja për trajtim meritor të Kompleksit Memorial të “Masakrës së Reçakut”.
Në këtë takim koordinues të iniciuar nga AMMKM, u diskutua veç tjerash edhe krijimi i ekipit punues për trajtimin dhe koordinimin e veprimeve për kompleksin, i cili do të zyrtarizohet së shpejti edhe me hapa ligjor të veprimit dhe funksionimit të tij.