Konkurs për plotësimin e vendeve të punës

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo

 

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës
Agencija sa Upravlanje Memorialni Kompleksa Kosova
Agency on Menagement of Memorial of the Complexes of Kosovo

 

Në bazë të Nenit 11 paragrafi 1 dhe, nenit 18 pragrafi 1 dhe 3, nenit 20, paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-149
për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Drejtori I Agjencisë, shpallë këtë

 

KONKURS

 

Plotësimin e Vendeve të Punës

Ne bazë të Nenit 11 paragrafi 1 dhe, nenit 18 pragrafi 1 dhe 3, nenit 20, paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Drejtori I Agjencisë, shpallë këtë

 

I. Departamenti për Planifikim, Projektim dhe Menaxhim, Divizioni për Menaxhim të Komplekseve

 

Pozita: CICERON
Koeficienti : ( 7 )
Nr. i referencës: AMKMK/15-02
Lloji i pozitës: E karrierës, orar i plotë
Numri i kryerësve: Dy (2)
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhim të Komplekseve

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

II. Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Menaxhim të Komplekseve;

 

Ciceroni do të merret me pritjen e vizitorëve dhe shpjegimin atyre lidhur me ngjarjen, pastaj do t’i përcjell ata vizitorë nëpër pikat e kompleksit, kujdeset lidhur me ofrimin e shërbimeve si broshura dhe revista, kalendarët që kanë të bëjnë me Kompleksin ku ai kryen detyrën e ciceronit.

 

  • Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në Komplekse dhe Memoriale;
  • Pret vizitorët në Komplekset Memoriale, ofron shpjegime për ngjarjet;
  • Ofron shërbime për zyrtarin e komunikimit publik, të dhëna për hartimin e gazetave dhe broshurave, web-faqes dhe raportit vjetor;
  • Merret edhe me përgatitjet dhe manifestimet e ndryshme, përgatitë ceremonitë festive dhe ato përkujtimore në Kompleksin ku ai punon si Cicëron;
  • Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit;
  • Kujdeset lidhur me ofrimin e shërbimeve si broshura dhe revista, kalendarët që kanë të bëjnë me Kompleksin ku ai kryen detyrën e ciceronit.

 

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë fakulteti katër vjeçare, të jetë ciceron i çertifikuar;
  • Fakulteti: a. Ekonomisë drejtimi Turizëm, b. Histori, ose c. Ngjashëm;
  • Përvojë profesionale së paku 3 vjet pune cicëroni në ndonjërin prej komplekseve të Kosovës, ose në ndonjë Agjenci turistike.

 

Shkathtësitë:

  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative, preferohet njohja e gjuhës frënge dhe gjermane;
  • Njohuri të punës me kompjuter si Word, Excel, si dhe programet e tjera;
  • Shkathtësi lidhur me pritjen e vizitorëve dhe shpjegimin atyre lidhur me ngjarjen;
  • Të njoh mirë ngjarjen që ka ndodhur në atë kompleks.

 

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë; Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet ne Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës; Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen; vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen”.
Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) dit nga dita e publikimit. Aplikacionet mund t’i merrni në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Për informata mund të lajmëroheni në email adresën: sanie.elezi@rks-gov.net. Dhe në këta numra të telefonit: fix 03820010801 dhe 10802

 

 Shkarkoni formularin për aplikacionin e punës