Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale ka realizuar ndërhyrje emergjente në Shtëpinë e Masakrës së Familjes Ahmeti në Drenas, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij objekti me rëndësi historike. Ndërhyrjet kanë përfshirë konsilidimin e mbulesës, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e objektit nga dëmtimet e mëtejshme.
Njëkohësisht, AMMKM është proces të hartimit të projektit për muzealizimin e kësaj shtëpie, me qëllim që ta shndërrojmë atë në një hapësirë përkujtimore, ku do të ruhet e dokumentohet historia e sakrificës dhe rezistencës.
Përkujdesja ndaj monumenteve të kujtesës kombëtare mbetet një prioritet i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.