Sot në Vojnik të Skënderajit u finalizua projekti për ndërtimin e pllakës së Heroit “Hoxhë Avdyl Krasniqi”.
Heroi Avdyl Krasniqi ishte imami i xhamisë së Burojës ku njihet edhe per veprat e tij atdhetare si luftëtar i armatosur i lirisë.
Këtë rrugëtim drejt lirisë e kishte nisur qysh herët së bashku me djalin e tij ku ishte i përfshirë në grupet që sillnin armë nga Shqipëria.
Atë kohë armët që i sillnin, Heroi Avdyl Krasniqi i fshihte në arkivolet e të vdekurve për vite me radhë e që njëra nga armët, i përkiste komandantit Adem Jashari.
Lavdi veprës së tij.