Sot, drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj mirëpriti Kryetarin e Komunës së Junikut z. Agron Kuçi ku edhe nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në mes të komunës së Junikut dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve të Kosovës.
Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi shprehi falënderimin dhe knaqësinë që Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve të Kosovës z.Bislim Zogaj mirëpriti iniciativën e komunës së Junikut dhe po aprovon një projekt të rëndësishëm për të kaluarën e ndritshme të Junikut, duke shprehur njëkohësisht nderë dhe privilegj që po jetësohet projekti për Memorialin “Dëshmorët e Junikut”, projekt ky që nderon të rënët dhe lartëson kontributin e Junikut në luftën çlirimtare.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve z.Zogaj potencoi që Juniku përfaqëson vlerë dhe kontribut të lartë historik ndaj ky kontribut duhet lartësuar, ruajtur e nderuar ndër breza.