Takim me Përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës.

Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj priti sot në takim përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës z. Arianit Ibrahimi – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport dhe z.Florim Kryeziu – Asambleist, takim ky i cili  u realizua për të diskutuar rreth disa projekteve në këtë Komunë. Projektet për të cilat u diskutua ishin: Renovimi i Muzeut të Kadri Zekës, Renovimi i Bunkerit të Gjon Serreçit si dhe për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës.
Ashtu sikurse AMKMK edhe Komuna e Kamenicës vazhdimisht shprehën gatishmërinë për bashkëpunim drejt realizimit të projekteve, mirëmbajtjeve të Komplekseve Memoriale si dhe objektivave të ndryshme që qojnë drejt suksesit të të dyja palëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors