Ndërtimi monumentit për Batalionin e I-rë të Brigadës 142 të UÇK-së, Gllavotin – Vushtrri.

Sot me datë 09.11.2022 është bërë pranimi teknik i fazës së I dhe II projektit të ndërtimit të monumentit për Batalionin e I-rë të Brigadës 142 të UÇK-së në Gllavotin të Vushtrrisë. Ky projekt i cili u ndërtua në shenjë nderimi të të rënëve të kësaj brigade, u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve […]
Drejtori Imer Hakaj priti në takim Avokatin Hasan Jashari dhe vëllaun e Abedin Rexhës,Brahim Rexha

Drejtori i Agjencisë, z. Imer Hakaj, priti në takim pune avokatin z. Hasan Jashari dhe vëllain e heroit Abedin Rexha, z. Brahim Rexha. Si një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedini u shqua për trimërinë dhe guximin e tij të pashoq, duke luftuar pa frikë deri në fund. Për këto cilësi, […]
Zbulimi i pllakës përkujtimore për Dëshmorët dhe Martirët e rënë gjatë luftës në Polac – Drenicë.

Sot në Polac të Drenicës u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në shenjë nderimi për të rënët dëshmorë dhe martirë, të vrarë gjatë luftës çlirimtare nga policia dhe ushtria serbe. Në këtë tubim, morën pjesë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale z. Bislim Zogaj, kryetari i Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura, nënkryetari […]
Në ditëlindjen e heroit të Kombit Zahir Pajaziti, drejtori i AMMKM-së Imer Hakaj me bashkëpuntor, vizituan Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”.
Me rastin e datëlindjes së heroit tonë kombëtar, Zahir Pajaziti, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z. Imer Hakaj me bashkëpunëtor, vizituan Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, në përkujtim të veprës dhe sakrificës së heroit dhe bashkëluftëtarëve të tij, fal të cilëve gëzojmë lirinë. Pas kësaj, u vizitua edhe memoriali […]
Drejtori Imer Hakaj priti sot në takim Nënkryetarin e Komunës së Istogut z.Ali Nimanaj
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj priti sot në takim Nënkryetarin e Komunës së Istogut z.Ali Nimanaj, me ç’ rast ky i fundit e uroj Drejtorin Hakaj për detyrën e re, duke i ofruar po ashtu mbështetje dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të realizimit të përbashkët të objektivave […]
Është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për Projekt-Planin për Performancën e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale për vitin 2024
Në udhëheqje të Drejtorit Ekzekutiv të AMMKM-së, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për finalizimin e projekt-Planit për Performancën e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale për vitin 2024, në përmbushje të obligimeve dhe përcaktimeve të reja ligjore. Në këtë dokument të rëndësisë së veçantë për Agjencinë u vendosën pesë objektiva […]
Vizitë në varrezat e Martirëve “27 Prilli” – Meje, Gjakovë.

Dje, më 27 tetor u vizituan varrezat e Martirëve “27 Prilli” në Meje të Gjakovës për t’i inspektuar punimet e fazës së tretë, punimet në amfiteatër, punimet në objektin e Muzeut, punët e enterierit në përgjithësi si dhe inspektimin e mirëmbajtjes e cila ishte në gjendje shumë të rregullt.
Vizitë në Kompleksin Memorial “Beteja e Koshares” – Koshare

Gjatë ditës së djeshme (27 tetor) ekipa e AMKMK-së ishte edhe në Kompleksin Memorial “Beteja e Koshares” në Koshare dhe inspektuan punimet e fazës së fundit ku po ashtu regjistruan edhe dëmtimet të cilat ishin shfaqur me kalimin e kohës. Këto dëmtime do t’i dërgohen kompanisë së kontraktuar për t’i evidentuar dhe rregulluar ato. Në […]
Vizitë në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve” – Kleçkë

Gjatë ditës së djeshme (27 tetor), ekipa e AMKMK-së ishte në vizitë në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve” në Kleçkë ku së bashku me Kompaninë e kontraktuar, diskutuan rreth përgatitjeve për fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethojës së varrezave të dëshmorëve. Njëkohësisht u inspektua edhe mirëmbajtja e Memorialit ku edhe aktualishit punëtorët ishin duke […]
Vizita e Drejtorit të AMKMK-së në Komunën e Suharekës dhe Memorialin e Familjes Berisha.

Drejtori i AMKMK-së, z. Bislim Zogaj, më 16 tetor ishte në vizitë në Suharekë ku u takua me kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj. Ata biseduan rreth çështjeve të ndryshme në lidhje me punën në përgjithësi, e më specifikisht për varrezat e dëshmorëve në Memorialin e Berishëve. Pas takimit, shfrytëzuan rastin të dalin në […]