Drejtori i AMMKM-së z.Hakaj viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës në Istog.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Hakaj së bashku me stafin, sot vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Istog. Nga ky institucion i sigurisë, përfaqësuesit e AMMKM-së u mirëpriten nga z.Hysen Dreshaj, Komandant i Komandës së Forcave Toksore, Kazerma Ushtarake në Istog, ku bashkëbiseduan për mbarëvajtjen e punëve të të dyja […]

Vizitë në Penuhë – Podujevë

Drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj, së bashku me Drejtorin e DFSHP-së z. Adnan Elshanin vizituan memorialin “Varrezat e Dëshmorëve” , në Penuhë të Podujevës.

AMMKM-ja mirëpriti në takim z. Xhavit Jashari, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Sekretarin e kësaj shoqate z. Muhamet Bilalli

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, së bashku me stafin e AMMKM-së pati kënaqësinë të mirëpresë në takim në ambientet e AMMKM-së z. Xhavit Jashari, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Sekretarin e kësaj shoqate z. Muhamet Bilalli. Bashkëpunimi me mekanizma si kjo shoqatë është […]

Drejtori ekzekutiv Imer Hakaj së bashku me stafin e AMMKM-së, u mirëpriten nga Kryetari i Komunës së Drenasit(Gllogoc) z. Ramiz Lladrovci

Drejtori ekzekutiv Imer Hakaj së bashku me stafin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, u mirëpriten nga Kryetari i Komunës së Drenasit(Gllogoc) z. Ramiz Lladrovci. Tema kryesore e diskutimit në këtë takim ishte gjetja e mundësive institucionale dhe ligjore për vazhdimin e projektit me rendësi historike, memorialit në vendin e rënies së […]

Vizitë ndërtimeve në Memorialin e Martirëve në Çikatovë të Re dhe inspektim të fazës së dytë të punimeve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, Skenderaj

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin e institucionit, vizitoi ndërtimet në Memorialin e Martirëve në Çikatovë të Re. Kjo vizitë u bë me qëllim monitorimin dhe vlerësimin e ecurisë së punimeve që po zhvillohen në këtë kompleks memorial. Gjatë vizitës, z. Hakaj […]

Inspektimet e punimeve në projektet “Konservimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Historik Shtabi i ZOD-it të UÇK-së” dhe Muzeut në Gllogjan dhe Renovimi i Dëmtimeve në K.M “Beteja e Koshares”.

Stafi i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale , në vazhdën e investimeve kapitale ka inspektuar ecurinë e punimeve në projektin “Konservimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Historik Shtabi i ZOD-it të UÇK-së” dhe Muzeut në Gllogjan – Faza e III-të – Gllogjan – Deçan. Po ashtu u inspektuan edhe intervenimet emergjente në […]

Zbulimi i memorialit përkujtimor në fshatin Isniq – Deçan

Sot në fshatin Isniq të Deçanit, u bë zbulimi i memorialit përkujtimor në kujtim të strehimit të rreth 100 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 1998. Në këtë tubim morën pjesë institucionet shtetrore, familje të dëshmorëve si dhe qindra qytetarë e banorë të fshatit Isniq. Fjalimin e morën disa nga […]

Renovimi i Lapidarit të Dëshmorit Rushit Selmani- Llapashticë, Podujevë

Drejtori i AMKMK-së, Bislim Zogaj së bashku më bashkëpunëtorë inspektuan punimet në vend punishte të projektit “Renovimin e Lapidarit të Dëshmorit Rushit Selmani në Llapashticë të Podujeves”. Projekti është drejt finalizimit dhe u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors