Pamje nga droni të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

-Në xhirimet e realizuara me dron, shihet në mënyrë të detajuar Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Familja Jashari ishte pikë kyçe e sulmit të forcave serbe qysh nga viti 1991 duke vazhduar kështu me sulme të tjera në janarin e vitit 1998 dhe sulmi i fundit më 5, 6 dhe 7 mars 1998 ku […]
Drejtori i AMMKM-së z.Imer Hakaj priti sot në takim Drejtoreshën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë znj.Edona Durguti

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj priti sot në takim Drejtoreshën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë znj.Edona Durguti, me të cilën diskutuan format e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të rritjes së vazhdueshme të investimeve në vlerat e përbashkëta të trashëgimisë kulturore dhe historike. Gjatë takimit, gjithashtu […]
Vizitë në Rahovec dhe në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit

Drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj më 4 shtator, u takua me kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi. Ata diskutuan rreth investimeve në shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. Poashtu shfrytëzuan mundësinë për të vizituar së bashku shtëpinë.
Gurthemeli i Varrezave të Dëshmorëve në Suharekë

Më 4 shtator, Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj vizitoi Komunën e Suharekës, ku u takua me Kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremi. Ata biseduan rreth çështjes së varrezave të dëshmorëve dhe pas përfundimit të takimit, shkuan tek varrezat e dëshmorëve ku u vu gurëthemeli së bashku me familjarët e tyre të pranishëm. Pas fjalimit […]
Kronika e Zërit të Amerikës për Fllimin e Konservimit të Shtëpisë ku u krye Masakra e Poklekut

Në ditët kur Kosova po përballet me aktakuza ndaj përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, AMKMK filloi konservimin e shtëpisë së Fadil Muçollit, ku u vranë dhe u dogjën 53 fshatarë të Poklekut të Vjetër në Drenas. Gjaku i njomë që ende shihet në bodrumin e kësaj shtëpie është kujtesë për historinë e popullit të […]
Shoqata “Yjet që nuk vdesin” nderon me mirënjohje drejtorin e AMMKM-së z. Imer Hakaj

Shoqata “Yjet që nuk vdesin” nderon me mirënjohjen e saj të sinqertë drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj. Me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje, z. Nysret Pllana shprehu se me përkushtimin dhe angazhimin e palodhshëm të z. Hakaj dhe stafit të AMMKM-së kanë dhënë një kontribut të […]
Filloi Konservimi i Shtëpisë ku u Krye Masakra e Fshatit Paklek të Drenasi

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës filloi punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Fadil Muçollit, ku u vranë dhe u dogjën 53 shqiptarë civil, ndër ta 23 fëmijë, nga mosha 6 muajshe deri në moshën 17 vjecare. Në këtë shtëpi si dëshmi e asaj çfarë ka bërë okupatori serb mbetet gjaku […]
Kronika e Radio Televizionit të Kosovës për Fllimin e Konservimit të Shtëpisë ku u krye Masakra e Poklekut

Në ditët kur Kosova po përballet me aktakuza ndaj përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, AMKMK filloi konservimin e shtëpisë së Fadil Muçollit, ku u vranë dhe u dogjën 53 fshatarë të Poklekut të Vjetër në Drenas. Gjaku i njomë që ende shihet në bodrumin e kësaj shtëpie është kujtesë për historinë e popullit të […]
Dëgjim publik lidhur me procedurën e shpronësimit për pronat që preken nga projekti për ndërtimin e Kompleksit Memorial „Masakra e Reçakut“

Projekti i Kompleksit Memorial „Masakra e Reçakut“ po vazhdon të ketë trajtimin meritor institucional! Sot në Shtime u mbajt dëgjimi publik lidhur me procedurën e shpronësimit për pronat që preken nga projekti për ndërtimin e Kompleksit Memorial „Masakra e Reçakut“. Në këtë fazë të shpronësimit është përfshirë një sipërfaqe prej 9262 m2 dedikur Kompleksit Memorial […]
Dita e Çlirimit të Komunës së Istogut, Përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve në Istog

Sot, në shënimin e 24 vjetorit të Çlirimit të Komunës së Istogut, u bë përurimi i Llapidarit të Dëshmorëve të kësaj Komune ku përveç qytetarëve të Istogut, morën pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Shtetërore, Organizata të dalura nga Lufta si dhe Familjarë të Dëshmorëve. Në këtë ceremoni, fjalim rasti patën disa nga përfaqësuesit e Institucioneve, […]