Pjesëmarrja e Drejtorit të AMMKM-së z.Imer Hakaj dhe MKRS-së në Javën e Restaurimit dhe Panairit Ndërkombëtar të Restaurimit në Ferrara,Itali 2024

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj së bashku me zv. Drejtoreshën e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore znj.Merita Augustini-Nrecaj dhe me drejtoreshën e QRTK-së Prishtinë znj.Edona Durguti e kanë përfunduar vizitën zyrtare në Itali për Javën e Restaurimit duke marrë pjesë edhe në Panairin Ndërkombëtar të Restaurimit në Ferrara 2024 […]
Zbulohet Lapidari në nderim të të Vrarëve në 22 vjetorin e Masakrës së Burgut të Dubravës

Masakra e burgut të Dubravës që nisi me 19 dhe kulmoi me 24 maj 1999 ishte njëra ndër krimet me makabër të fund shekullit të kaluar. I planifikuar, organizuar dhe implementuar nga shteti serb, ku u shkelën të gjitha Konventat ndërkombëtare mbi të drejtat të burgosurve. 22 vjet më parë, ky oborr kishte një pamje […]
Marrëveshje e Mirëkuptimit për Bashkëfinancim në mes të AMKMK-së dhe Komunës së Rahovecit

Sot u zhvillua një takim në mes të Drejtorit të AMKMK-së z. Bislim Zogaj dhe Kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ku u nënshkrua Marrëveshje e Mirëkuptimit për Bashkëfinancim për ndërtimin e Memorialit në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Retijë të Rahovecit.
Ceremonia Solemne e Zbulimit të Busteve të Heronjve Emin Lati, Nebih, Tahir dhe Beqir Meha.

Më 13 Maj u shënua 40 vjetori i rënjes heroike të Heronjve Tahir dhe Beqir Meha. Në këtë ditë të shënuar, u mbajt ceremonia solemne për zbulimin e busteve ku morën pjesë edhe krerët e institucioneve të Kosovës, Kryeministri z. Albin Kurti, Drejtori i AMKMK – së z. Bislim Zogaj, Kryetari i Komunës së Skenderajit […]
Vizitë e Drejtorit të AMMKM-së z. Imer Hakaj dhe stafit të institucionit në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99”,në Han të Elezit

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës z. Imer Hakaj bashkë me stafin e institucionit, sot vizitoi Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99”, në Han të Elezit për të kujtuar ditët e shprënguljes me dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet nga regjimi serb. Poashtu, së bashku me drejtoreshën e […]
5 Maj, Dita e Dëshmorëve.

Sot në Kompleksin Memorial në Penuhë u mbajtën homazhe për 112 dëshmorët nga Zona Operative e Llapit ku të pranishëm pranë varrezave të dëshmorëve ishin familjarët të cilët takoheshin me vizitorë të ndryshëm që po ashtu kishin ardhur për t’i nderuar ata. Njëkohësisht, po në këtë ditë në Kompleksin Memorial në Penuhë u përurua një […]
Takim punë i mbajtur në Komunën e Shtimes për fillimin e Hartimit të Detyrës Projektuese për Hartim të Projektit për Kompleksin Memorial ”Masakra e Reçakut” në Reçak të Shtimes.

Sot në Komunën e Shtimes u mbajt takimi i dytë i tërë Grupit Punues për Hartimin e Detyrës Projektuese për Hartim të Projektit për Kompleksin Memorial ”Masakra e Reçakut”. Në këtë takim u diskutua mbi hapat për procedim të punës së grupit dhe u arrit dakordim i përbashkët për koordinim dhe bashkëpunim me institucionet relevante […]
Sot 24 vite nga masakra e fashtit Gllobar, Drenas

Në 24 vjetorin e masakrës së fshatit Gllobar, bëhet zbulimi i lapidarit me emrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënëve për liri. Në cerenoninë e mbajtur, morën pjesë familjarë të viktimave dhe dëshmorëve, institucione shtetërore dhe qytetarë të komunës së Drenasit. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të luftës së Kosovës. •Ky projekt u financua nga Agjencia […]
24 vite nga masakra e Verbocit, Shtuticës dhe fshatrave përreth të komunës së Drenasit

30 prill 1999, ishte ditë e kobshme dhe ndër ditët më të rënda për historinë e Kosovës. Në këtë ditë, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, i rrethuan fshatin Verboc, Shtuticë dhe fshatrat përreth, duke ekzekutuar në mënyrën më mizore mbi 300 shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë. Atë kohë, heroi i […]
Vendosja e Gurëthemelit të Memorialit përkujtimor në fshatin Isniq – Deçan.

Në fshatin Isniq të Deçanit u vu gurëthemeli i Memorialit përkujtimor i cili do të ndërtohet në kujtim të 100 mijë të strehuarve në këtë fshat në shtator të vitit 1998. Ky projekt financohet nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.