“27 Prilli Meje” – 23 vite nga Masakra e Mejes

Sot 23 vite nga ngjarja e tmerrshme e masakres së forcave dhe policisë serbe ndaj 376 banorëve civil të fshatit Meje. Përveç familjarëve të pranishëm, martirët u nderuan nga institucionet shtetërore duke kujtuar ngjarjen si një ndër pjesët më të dhimbshme të historisë e duke bashkëndjerë edhe me familjet e tyre. Lavdi martirëve të masakrës […]
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale dhe Kolegët e AMMKM-së vizituan Familjen e Dëshmorit Hasim Halilaj për të nderuar 25-vjetorin e rënies së tij dhe për të kujtuar përjetë Heronjtë e Kosovës

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale me kolegë të AMMKM-së, vizituan në Gllogjan të Deçanit familjen e Sadri Halilaj, vëlla i dëshmorit të Kosovës, Hasim Halilaj. Në nderim e kujtim të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit Hasim Halilaj dhe në kujtim të përjetshëm për të gjithë heronjtë e Kosovës, për heronjtë […]
Bashkëpunim ndërmjet AMMK-së dhe Kompanisë Rajonale”ÇABRATI”,për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “27 prilli” në Mejë,Gjakovë dhe vazhdimin e shërbimeve në Kompleksin Memorial në Koshare.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z. Imer Hakaj është takuar me z. Behar Ferizi, Kryeshef ekzekutiv në Kompaninë Rajonale“ÇABRATI” dhe janë dakorduar për marrëveshjen lidhur me bashkëpunimin për furnizimin dhe vendosjen e kontinjerëve për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “27 prilli” në Mejë,Gjakovë dhe vazhdimin e shërbimeve në Kompleksin Memorial në […]
Zbulimi i Shtatores së Heroit të Kombit Isa Kastrati – Kamenicë

Gjatë ditës së sotme, në 24 vjetorin e rënjes, u bë zbulimi i shtatores së Heroit Kombëtar Isa Kastrati, në qytetin e Kamenicës. Heroi Isa Kastrati, i lindur në vitin 1947, ishte sypatrembur dhe atdhetar shumë i përkushtuar drejt synimit për lirinë e atdheut deri në vetmohim, ku edhe ra heroikisht me datë 21 prill […]
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Ndërtimin e Memorialit “Dëshmorët e Kombit”

Sot, drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj mirëpriti Kryetarin e Komunës së Junikut z. Agron Kuçi ku edhe nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në mes të komunës së Junikut dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve të Kosovës. Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi shprehi falënderimin dhe knaqësinë që Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin […]
Kodra e UÇK-së – Ngucat (Video)
Lapidari i Dëshmorëve dhe Martirëve – Kaliqan, Burim. (Video)
Lapidari i Dëshmorëve Smajl dhe Avni Elezaj – Jabllanicë e vogël, Pejë. (Video)
Homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë dhe të shtatorja e heroit Zahir Pajazitit,me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe të rënëve në Prishtinë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale së bashku me Kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dega-Prishtinë z.Naser Pacolli, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të shumtë, sot kanë bërë homazhe dhe vendosur lule të freskëta në Kompleksin e […]
Drejtori i AMMKM-së z. Hakaj, priti familjet Muqolli, Elshani dhe Caraku nga Pokleku i Drenasit

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Hakaj, priti familjet Muqolli, Elshani dhe Caraku nga Pokleku i Drenasit, për të diskutuar fazën përmbyllëse të projektit të rëndësishëm: “Konservimi i Shtëpisë së Vjetër”, vendi ku u krye një nga masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë.Gjatë takimit u shqyrtuan edhe mundësitë institucionale për trajtimin e hapësirave me […]