Drejtori Imer Hakaj pret në takim këshilltarin e Presidentes së Kosovës, z.Ismet Krasniqin

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj pati kënaqësinë që sot, në ambientet e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të pret në takim z.Ismet Krasniqi, këshilltarin e Presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani. Z.Krasniqi duke shprehur mirënjohjen për pritjen, përgëzoi angazhimin e AMMKM-së në realizimin e objektivave dhe vizionit të saj që lidhet me […]
Drejtori i AMMKM-së z.Imer Hakaj pret në takim Gjeneralin Lahi Brahimaj

Drejtori i Agjencsë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj ka pritur në takim Gjeneralin Lahi Brahimaj. Në takimin e mbajtur sot në ambientet e AMMKM-së, z.Brahimaj theksoi rëndësinë e investimeve të bëra deri më tani nga agjencia në Kompleksin Memorial “Dëshmorët” në Jabllanicë të Gjakovës, duke shprehur kështu mirënjohjen dhe falenderimet për […]
Sot 32 vite nga rënia e Dëshmorëve të Shkollës Shqipe të fshatit Uçë – Istog

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj me bashkëpunëtorë nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale morën pjesë në 32 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve që me të drejtë njihen si ”Dëshmorët e Shkollës Shqipe”, në fshatin Uçë të Istogut. Përvjetorët si ky, përveç që shpalosin dhimbjen, ringjallin çdo herë ndjenjën e krenarisë dhe forcës […]
Takimi i Drejtorit të AMMKM-së, Imer Hakaj, me Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj: Vlerësimi i Projektit për Kompleksin Memorial në Grabanicë dhe Mundësitë për Bashkëpunim të Mëtejshëm

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin e tij, priti në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.Qëllimi i këtij takimi ishte falënderimi nga Kryetari Elezaj për realizimin e suksesshëm dhe profesional të projektit për Kompleksin Memorial […]
Sot 25 vite nga Masakra e Reçakut

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj, me rastin e 25 vjetorit të ngjarjes më të rëndë që përjetoi populli ynë, Masakrës së Reçakut, mori pjesë së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë të agjencisë, në homazhe në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut” në Reçak të Shtimes. Në përkujtim të kësaj […]