Zbulimi i Shtatores të Heorinës së Kombit Mervete Maksutaj.

Sot me datë 04.12.2021, pikërisht në 23 vjetorin e vdekjes, u bë zbulimi i Shtatores së Heroinës Mervete Maksutaj në oborrin e spitalit të Pejës. Kjo Shtatore ishte një ndër projektet e realizuara në mënyrën më të mirë të mundshme nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKMK) që po mundohet t’i kryej obligimet me […]
Hedhja e Gurëthemelit të Muzeut të Krushës së Madhe – Rahovec.

Më datën 28 Nëntor, u hodh gurëthemeli i Muzeut të Krushës së Madhe nga Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi dhe nga Drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj. Ky projekt tre vjeçar, u financua nga Agjencia për Menaxhimin e komplekseve Memoriale të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit.
Përurimi i Memorialit të Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Nivokaz – Gjakovë.

Në Ditën e Flamurit, u bë edhe përurimi i Memorialit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Fshatit Nivokaz në Gjakovë. Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ishte bashkëfinancuese në këtë projekt ku edhe mori pjesë Drejtori i Agjencisë z.Bislim Zogaj. Ky Memorial u ndërtua në përkujtim të veprës së lavdishme të të rënëve për […]
Zbulimi i Lapidarit të Imer Alushani – Voglushi, më 28 Nentor.

Me datën 28 Nentor, pikërisht në ditën e Flamurit, u bë zbulimi i Lapidarit të Dëshmorit Imer Alushani – Voglushi në Llapushnik ku në zbulim mori pjesë edhe Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj si pëfaqësues i Agjencisë që edhe e financoi këtë projekt. Ngritja e një Lapidari për Dëshmorin që sakrifikoi jetën për Liri, është […]
Përurimi shtatores së profesor Anton Çetta – Prishtinë

Pikërisht sot, me datën 28 Nëntor, u bë përurimi i shtatores së intelektualit, prof. Anton Çetta, në oborrin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Anton Çetta lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ky projekt, […]
Drejtori Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt

Për nder të festave të nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë/ditës së flamurit kombëtar, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, në vendin ku dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shkronja të arta të shkruara për […]
Më 28 nëntor, ditës së flamurit dhe ditelindjes së Komandant Adem Jashari, drejtori Hakaj viziton Kompleksin Memorial në Prekaz

Për nderë të festave të nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë/ditës së flamurit kombëtar, daljes për herë të parë të UÇK-së në skenë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. […]
Zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit,Metush Krasniqi

Në një ceremoni solemne, u bë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit, Metush Krasniqi. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, i cili bëri homazhe në nder të veprës dhe sakrificës së heroit. Shtatorja e Metush Krasniqit është realizuar në […]
Zbulimi i lapidarit me emrat e Dëshmorëve të Shajkovcit – Podujevë.

Sot me datë 27 Nëntor, u bë zbulimi i lapidarit me emrat e dëshmorëve Hasan Ramadani, Ilir Durmishi dhe martirëve të fshatit Shajkovc të Podujevës. Ky projekt u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.
Përurimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Hysen Zogjani – Fushë Kosovë

Sot, me datë 25 nëntor u zbulua shtatorja e Heroit të Kosovës, Dëshmorit Hysen Zogjani, me lokacion në Fushë Kosovë. Hysen Zogjani ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së me rëndësi të veçantë në ilegalitet. Angazhimi i tij u zbulua nga shërbimi sekret Serb (UDBA) ku dhe u kindapua nga ta më 22.06.1998. Që […]