Raporti i Punës me Realizim të Suksesshëm, 90% të Buxhetit për Vitin 2024

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, nën udhëheqjen e Drejtorit, z. Imer Hakaj, ka përmbyllur vitin 2024 me sukses, duke arritur 90% të realizimit të buxhetit të planifikuar në Planin e Miratuar.
Në raportin e punës për këtë vit, AMMKM thekson sukseset e shumta në realizimin e projekteve kapitale dhe menaxhimin e monumenteve dhe komplekseve memoriale. Ky rezultat është rezultat i koordinimit të brendshëm institucional, përkushtimit të secilit dhe punës së palodhur të gjithë stafit të AMMKM-së. Sukseset janë arritur falë bashkëpunimit me komunat përkatëse në nivel vendi, bashkëpunimit të ngushtë me Shoqatat e dala nga Lufta e Shenjtë e UÇK-së, si dhe mbështetjes dhe bashkëveprimit në kohë me institucionet e tjera.
AMMKM shpreh mirënjohje për MKRS-në dhe Ministrin z. Hajrulla Çeku për mbështetjen e dhënë, e cila ka ndihmuar në arritjen e këtyre rezultateve të rëndësishme.
Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download