Drejtori i AMKMK-së, Bislim Zogaj së bashku më bashkëpunëtorë inspektuan punimet në vend punishte të projektit “Renovimin e Lapidarit të Dëshmorit Rushit Selmani në Llapashticë të Podujeves”. Projekti është drejt finalizimit dhe u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.