Ri-Shpallje e Konkursit për Menaxher Personeli

Në mbështetje të nenit 27 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4 paragrafi 5 të Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe sipas Rregullores Nr.21/2012 për Avancim në Karrierë të Nëpunësve Civil, AMKMK:

Ri-Shpall Konkurs të Brendshëm
(Avancim në Karrierë)



Institucioni: AMKMK
Departamenti: Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
Divizioni: i Burimeve Njerëzore
Pozita: Menaxher Personeli
Nr. i Referencës: RN00002720
Kodi: PE/010
Koeficioenti: Nëntë (9)
Numri i kërkuar: Një (1)
Mbikëqyrësi: Drejtori i DFSHP-së


Qëllimi i vendit të punës:


Sigurimi i zbatimit procedurave ligjore lidhur për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në institucion


Detyrat kryesore:
1. Udhëheqë punën e gjithmbarshme të njësisë së burimeve njerëzore dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
2. Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
3. Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
4. Siguron zbatimin e legjislacionit ligjore lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimet njerëzore;
5. Është përgjegjës për sigurimin e mbarëvajtjes se procedurave te rekrutimit te nëpunësve civil, përgatitë konkurset, akt emërimet, kontratat për marrëdhënien e punës, procedon pagat dhe bën mirëmbajtjen e dosjeve te personelit;
6. Këshillon dhe mbështet udhëheqësit e njësive organizative të institucionit lidhur me përshkrimet adekuate të vendeve të punës, vlerësimin e punës së personelit në zhvillimin e karrierës dhe ngritjes profesionale;
7. Mbështet punën e Komisionit për ankesa dhe parashtresa dhe Komisionit disiplinor;
8. Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;


Kualifikimet dhe përvoja:
– Diplomë Universitare, Fakulteti: Administratë Publike, Ekonomik, Juridik, apo të ngjashëm;
– Minimum 5 vite përvojë pune profesionale.


Shkathtësitë e kërkuara:
– Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e burimeve njerëzorë
– Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
– Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
– Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
– Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).


Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:
Kohëzgjatja e emërimit është pa afat- të përhershme (e karrierës).
Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën e Personelit të AMKMK-së, zyra nr. 204, kati II, ndërtesa e ish-Gjykatës Themelore Prishtinë, në adresën Rr. “Zenel Salihu”, gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Web Faqja e internetit të AMKMK-së.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat mund të dorëzohen: – Drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të AMKMK-së dhe – Përmes postës. Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të pranohet.
Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me Ligjin për SHCK, Rregulloren për Rekrutimin në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data: 15.02.2018 deri më 22.02.2018, në ora 16.00.
Për informatat mund të lajmëroheni në këtë numër telefoni;
– 038/200 10-804
Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në Web-Faqen e AMKMK-së: www. amkmk.rks-gov.net


“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.


“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”