Pas marrjes së detyrës së drejtorit të AMMKM-së, drejtori Hakaj në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve Nazmi Muzliaj, Arton Zogaj dhe Niman Demaj, bashkë me përfaqësues të Komunës së Istogut, ishin për homazhe në varrezat e dëshmorëve në Istog. Gjatë përvjetorit, u vlerësua lartë sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së, falë të cilëve sot gëzojmë lirinë.