Stafi i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Kompleksve Memoriale ka përfunduar me sukses punëtorinë për hartimin e Planit të Performancës për vitin 2025 dhe Regjistrin e Rrezikut.
Gjatë kësaj punëtorie, janë përcaktuar objektivat strategjike dhe prioritetet për vitin e ardhshëm, si dhe janë analizuar në detaje rreziqet potenciale që mund të ndikojnë në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të agjencisë.