Sot, në ambientet e Policisë së Republikës së Kosovës, u mbajt një takim ndërmjet Drejtorit të AMMKM-së, Imer Hakaj, dhe Major Bashkim Spahiu, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës.
Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e ruajtjes së dëshmive të krimeve të luftës në nivel vendi, me fokus të veçantë në rastin e “Masakrës së Familjes Delijaj” në fshatin Abri e Epërme, Drenas, ku më 26 shtator 1998 u masakruan 23 anëtarë të familjes Delijaj. Major Spahiu paraqiti të dhënat më të fundit hetimore, përfshirë gjetjet në vendin e krimit, të cilat përmbajnë informacione të rëndësishme si dëshmi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.
Takimi theksoi nevojën e ruajtjes së këtyre dëshmive dhe përkushtimin e përbashkët institucional për të intensifikuar bashkëpunimin në dokumentimin dhe konservimin e krimeve të luftës në Kosovë.