Sot, drejtori i AMMKM-së, z. Hakaj, së bashku me znj. Merita Augustini Nrecaj, Udhëheqëse e Divizionit në Departamentin për Trashëgimi Kulturore në MKRS, përfaqësuesin e Shoqatave të Dala nga Lufta,Sekretarin e degës, z. Muhamet Billalli, si dhe z. Adem Ramadani nga Komuna e Shtimës, mbajtën takimin teknik për hartimin e detyrës projektuese për kompleksin memorial të Masakrës së Reçakut në Reçak, Shtime.
Nderimi dhe promovimi i së kaluarës së lavdishme është dhe mbetet një mision dhe përkushtim i përbashkët.