Sot Drejtori i AMMKM-së z.Imer Hakaj, priti në takim profesor z.Nusret Pllana për të diskutuar në lidhje me projektin për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ata u dakorduan që projekti kushtuar fëmijëve të vrarë, është në prioritetet e Agjencisë e cila do të jetë bashkëpuntorja kyçe në realizimin e këtij projekti.
Për hapat në lidhje me projektin ideor dhe detajues si dhe për procedurat e mëtutjeshme në lidhje me ndërtimin e këtij memoriali, do të diskutohet në takimet vijuese që do të rrjedhin nga ky takim iniciues.