Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, vizitoi sot varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Grabanicë të Klinës, në kuadër të përfundimit të punimeve të realizuara për vitin 2024. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare ishte planifikimi i përbashkët për finalizimin e projektit, me Kryetarin e Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, dhe Kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës OVL-UÇK-së, z. Hajdin Balaj.
Angazhimi i AMMKM-së do të jetë me i shtuar për vitin 2025, me qëllim promovimin e kaluarës së lavdishme të historisë së Kosovës, përmes ndërtimit të memorialeve në gjithë vendin dhe prezantimin e vlerave të luftës sonë për Liri dhe Pavarësi.
Memorizimi dhe promovimi i historisë do të mbetet një angazhim i përbashkët i AMMKM-së dhe MKRS-së, si përgjegjëse për promovimin dhe prezantimin e kësaj historie. Duke bashkëpunuar dhe me përkushtim të lartë, do të mund të realizojmë punë të mira për vendin.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, veteranëve, martirëve dhe viktimave civile!




