Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin, realizoi një vizitë në terren.Inspektimi filloi në “Memorialin e Dëshmorëve dhe Martirëve” në Terstenik, Drenas, ku po zhvillohet faza e tretë e ndërtimit për përjetësimin e kujtimit të të rënëve për liri.
Më pas, ekipi vijoi inspektimin në Zhegoc, Gjilan, në projektin e “Rinovimit dhe Muzealizimit të Shtëpisë Muze të Dëshmorit Pajazit Ahmeti ‘Paja’”. Ky projekt synon të ofrojë një hapësirë ku vizitorët mund të njohin nga afër kontributin e dëshmorit për lirinë e Kosovës.
Gjatë vizitës, Drejtori Hakaj vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit dhe bashkëpunëtorëve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit për përfundimin cilësor të këtyre projekteve.