Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin e institucionit, vizitoi ndërtimet në Memorialin e Martirëve në Çikatovë të Re. Kjo vizitë u bë me qëllim monitorimin dhe vlerësimin e ecurisë së punimeve që po zhvillohen në këtë kompleks memorial.
Gjatë vizitës, z. Hakaj dhe stafi i AMMKM-së gjithashtu inspektuan fazën e dytë të punimeve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, Skenderaj. Kjo fazë e dytë e projektit është në vijim dhe synon të përfundojë me sukses synimet e parapara për vitin 2024, duke u siguruar kështu që kujtesa për dëshmorët e UÇK-së të ruhet dhe të nderohet denjësisht.
Z. Hakaj theksoi rëndësinë e këtyre komplekseve memoriale si pjesë e trashëgimisë historike së luftës së fundit dhe shprehu angazhimin e Agjencisë për të përfunduar këto projekte me standarde të larta dhe brenda afateve të caktuara. Përherë, përkushtimi do të jetë në nivelin institucional për të prezantuar historinë e pastër të luftës në Kosovë