Gjatë ditës së djeshme (27 tetor) ekipa e AMKMK-së ishte edhe në Kompleksin Memorial “Beteja e Koshares” në Koshare dhe inspektuan punimet e fazës së fundit ku po ashtu regjistruan edhe dëmtimet të cilat ishin shfaqur me kalimin e kohës. Këto dëmtime do t’i dërgohen kompanisë së kontraktuar për t’i evidentuar dhe rregulluar ato.
Në vizitë u inspektua gjithashtu edhe prezenca e sigurimit fizik të Memorialit.