Vizitë pune në Komunën e Shtimes

Implementimi i planit të punës së AMMKM-së i miratuar nga ministri i kulturës, z. Çeku po vazhdon me ritme të shpejta.
Në këtë takim u diskutua përfundimi i projekteve në proces, ndërsa u nënshkrua marrëveshje e re bashkepunimi me kryetarin Aliu për përfundimin e projektit të ndërtimit të ndërtesës së ish-Shtabit të UÇK-së në fshatin Rancë.
Ky investim nga AMMKM synon të ndikojë në ruajtjen e historisë sonë të lavdishme për gjeneratat e ardhshme.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe vazhdimi i punës së grupit punues për hartmin e detyrës projektuese për hartim të projektit për Kompleksin Memorial ”Masakra e Reçakut” dhe ndërtimi i varrezave të dëshmorëve.
Falënderim i veçantë për kryetarin Aliu, për mbështetjen e tij të pa rezervë.